Profili im është i mërzitur

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

1.
Sonte jam i mërzitur, me gëzim të tretur,
Seç paska edhe tatëpjetën botë e shthurur…!
Tek sa ngre një gëllënkë të kafes pa sheqer,
Në gotën me ujë vështroja rrudhat e poezive;
Palë-palë mërzia e hallet veç më shtohen,
Shoh profilin si në pasqyrë në gotën e ujit,
Këtu në këndin tim,në kafenenë e preferuar…

Një botë e pa fytyrë vërdallet përreth tavolinës!
Përherë optimist ,sonte i lenduar si rrallëherë,
Dua të hy në një poezi në dorëshkrim…
Shtërngoj lotët mezi i mbajë,për fatin e zogjlve!

Nisa lirshëm të bëja një monolog me profilin tim,
Nuk pajtohesha me mëkatet e gjuhës së heshtjës.
Nuk kam heshtë as ndër rrëbeshe e furtuna,
As kur e kisha të mbushet zemrën me barot,
As në acarin e dimërave e as pranverave…

Me zuri malli –jam mërzitë për bashkëluftëtarët,
Për dore më mori frymëzimi përtej shtatë drynash;
Bluaj në kokë:Sa padrejtesisht rrotë e jetës sillet…
Monologoj:Janë pranë njëri- tjetrit, si ditëve t’liga!

2.
Kanë merzi vargjet e kësaj kënge ngashërimi,
Padrejtësisht kënga e mërzitë edhe poetin,
Nuk kapërcen dot shtatë portat e hekurta.
Në monolog them:Shpejt,bashkë do pijmë kafenë!

Këndova mërzitshëm si bilbili i vetmuar i Mjedës,
Ndjej mërzi se askush nuk e dëgjon zërin tim,
Mërzitshëm braktisa kafazin e preferuar…
Hap kompjuterin e thyej dhembjet e heshtjes,
Profilin tim nuk e lë të ndryshket e të dergjet !

Profili im vështron përtej-gjërat ndryshe sheh:
Ia ka ëndja erërat t’i ndalojë përreth çerdheve,
Flatrimi i zogjëve më ka mërzitur edhe këngën,
Tek vështroj në flatrik kah ikin zogjët
Nga degët e çdo lisi dikush po i tremb
Lepuri iu ka hyrë në bark zogjëve të vendit tim,
Dikush ua ka vrarë shpresën,fatkqinjëve!

Krejt Kosova edhe këngëtimi i tërë në ikje!
Kam dro dikur vonë do të më lënë vetëm ,
Nëpër ëndrra, në tavolinën time të preferuar;
Dhe perëndi ilire të më emërojnë këtu vetëm,
Ç’më duhet ky vendi im i shtrenjtë i preferuar?!
Po,kur të më zë edhe kolla -do iku siç iku rinia,
Siç më iku filigrani i djalërisë,
Siç më ikën edhe i mallkuari frymëzim.
Mos e pastë atdhe i askujt këtë fat askund!
Më mban shpresa:Unë këtu kam dy gurë varri,
Që mos të harrohem pas vdekjes…

Mallkimi i poetik i ndjek pas politikajt,
Mos e pastë atdhe ai që vrau shpresën zogjëve!
Profili im hedhë vështrim kah çerdhet,
Se unë kam patur miqësi me çdo lis.
Në stinë kur mugullonin lisat…
Dhe në stinët kur iu bien gjethet përtokë!

Kur zogjët flatronin para syve të profilit tim
Shiu kishte pushuar e shi më jenë bërë lotët.
I merzitur them:Mos e pastë atdhe me këtë fat!

Drenicë, më 9 dhjetor 2023

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme