Fitimi mesatar global për pajisje Apple arriti në 151 dollarë gjatë tremujorit të tretë, korrik-shtator, e cila është pesë herë më shumë se rivali i tij më i afërt Samsung, njofton firma kërkimore Counterpoint.
Nga ana tjetër Samsung, i cili është ndër kompanitë me më shumë telefona në portofol, shpalli një fitim prej 31 dollarë për njësi gjatë të njëjtës periudhë.
Raporti sugjeron se fitimi i përgjithshëm i telefonave është rritur me 13 për qind në vit gjatë tremujorit të tretë, por kjo është ndikuar kryesisht nga ecuria e fortë e Samsung dhe markave kineze.