Programi për përkrahje e adoleshentëve pas mësimit të rregullt është lansua nga USAID në Kosovë. Qëllimi i këtij programi është që të përgatis të rinjtë që pas shkollës të kenë sukses në tregun e punës.
Ky program është pesëvjeçar dhe punën do të filloj nesër. Fillimisht do të filloj në dy shkollat në Prishtinë mirëpo prej janarit programi do të zgjerohet edhe në shkollat e tjera.
James Hope, drejtor i misionit të USAID-it falënderoi të pranishmit dhe tha se shpreson që së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët të arrijnë që të bëjnë një ndryshim për të rinjtë në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.
“USAID dhe gjithë ekipi ynë jemi shumë krenar për këtë program dhe e dimë se do të luaj shumë rol të rëndësishëm për të gjithë të rinjtë për t’i përgatitur ata që te kalojnë me sukses një tranzicion nga shkolla e mesme në tregun e punës”.
I pranishëm në lansimin e programit ishte edhe këshilltari i ministrit të Arsimit, Fatmir Bytyqi.
Ai tha se ky program i ciki do të zbatohet në shkollat e mesme do të bashkëpunoj me kutikulën aktuale nëpër shkolla.
“Ministria e Arsimit do ti mbështesë këto programe. Problemet oi dimë,mirëpo kur kemi të bëjmë me të rinj ne do të mundohemi që të edukojmë këta të rinj. Ky program do të bëjë që edhe bizneset të investojnë në të rinj që ti përgatisin ata për të hyrë në treg”.
Drejtori i Programit ASSET Kieth Prenton, tha se përpiqen që të përgatisim të rinjtë për punën e shekullit 21, raporton EO.
“Një nga qëllimet e projektit tonë është që të zhvillojmë ndërmarrësin tek të rinjtë që ata vet të krijojnë vende të reja të punës. Ky program parasheh investimin në shkollat e Kosovës, trajnime me profesor, asistim në punën e MASHT për të zhvilluar qendrën e karrierës dhe parasheh që të krijojë lidhje mes shkollave dhe punëdhënësve”, tha ai.
Ndërsa Valmira Haxhaj Gushlla, menaxhere e Programit ASSET, prezantoi planin një vjeçar të implementimit të programit.
Ajo tha se puna e parë që do të bëjnë është gjetja e hapësirave ku do të krijojnë qendrat.