Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, këtë të enjte u certifikuan 10 të dënuar, të cilët përfunduan me sukses Programin e Vendimmarrjes Sociale, një ndër programet rehabilituese më bashkëkohore të zhvilluara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Ky program, i zhvilluar në kuadër të politikave rehabilituese të Shërbimit Korrektues të Kosovës, synon të zhvillojë te pjesëmarrësit aftësinë për reflektim, përgjegjësi morale dhe vendimmarrje të ndërgjegjshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në procesin e riintegrimit të tyre shoqëror.
“Në fjalën e tij Zëvendësdrejtori i Përgjitheshem z. Ridvan Hoti theksoi se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në promovimin e qasjeve rehabilituese dhe humane, të cilat fuqizojnë të dënuarit në zhvillimin psikologjik, moral dhe social, si pjesë e misionit për një sistem korrektues që ndërton ura midis ndëshkimit dhe transformimit”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.