Programi Nacional për Rininë u prezantua në Skenderaj

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Sot u bë prezantimi i Programit Nacional për Rininë në Komunën e Skenderajt. Të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune patën rastin që të njihen për së afërmi me përmbajtjen dhe mënyrën e organizimit të garave në dituri, sport dhe në kreativitet kulturor e mendim kritik.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri foli në vija të përgjithshme për Programin dhe për mbështetjen që po jep MAShT për jetësimin e tij.

“Ky program përveç që do ta fusë frymën konkurruese e garuese nëpër shkolla, do ta ngrisë edhe cilësinë e arsimit përmes aktiviteteve që do ta ndihmojnë kurrikulën”, tha zëvendësministri Guri.

Prezantimi i detajuar i Programit Nacional për Rininë u bë nga Gëzim Zeqiri – këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili sqaroi qëllimin, procesin dhe pritshmëritë e garave në të gjitha nivelet dhe kategoritë e pjesëmarrjes.

Takimi u përmbyll me një bashkëbisedim me drejtorët e shkollave, të cilët e cilësuan Programin Nacional si ide të qëlluar dhe shprehën gatishmërinë për implementimin e tij.​​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme