Kosova mund të shpresoj për ndonjë lëvizje sa i përket liberalizmit të vizave, në pjesën dytë të vitit 2021, kur Bashkimi Evropian do të kryesohet nga Sllovenia.
Por, kjo do të varet nga progresi që do të shënojë Kosova sa i përket luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe dialogut me Serbinë, vlerëson Demush Shasha, nga Instituti “EPIK”, për Ekonomia Online.
Ai thotë se Kosova s’mund të presë ndonjë gjë pozitive në gjashtëmujorin e parët të vitit 2021, kur BE-ja udhëhiqet nga Portugalia, pasi sipas tij, ky shtet se ka në prioritetet e veta Ballkanin Perëndimor.
“Ndonjë progres më të theksuar mund të presim ndoshta gjatë pjesë së dytë të vitit 2021, kur presidencën e BE-së e merr Sllovenia, e cila ka një afërsi të natyrshme me Ballkanin Perëndimor dhe me Kosovën. Nga Portugalia nuk duhet të presim shumë, pasi që edhe në kuadër të listës së prioriteteve që ka publikuar, shihet qartazi që Ballkani Perëndimor, s’është prioritet. Përtej asaj çfarë do të ndodhë në BE, duhet të shohim çfarë po bëjmë në Prishtinë. Kosova duhet të angazhohet për të bërë progres në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi. E dyta të bëhet progres i mjaftueshëm sa i përket luftimit të nivelit të lartë të korrupsionit. Nëse ne këto dy rrafshe, bëjmë progres të ndjeshëm mund të llogarisim që në pjesën e vitin 2021 të ketë progres sa i përket liberalizmit të vizave”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Kosova kishte shpresuar që në pjesën e dytë të vitit 2020 të fitoj liberalizimin e vizave, pasi Gjermania ishte udhëheqëse e BE-së.
Por, Shasha thotë se pandemia ka ndikuar që prioritetet e vendeve të BE-së të rikthen nga rimëkëmbja ekonomike dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.
Megjithatë i thotë se Gjermania kishte tentuar që Kosova të marrë liberalizmin e vizave, por kanë qenë disa shtete anëtare që kanë kundërshtuar, pasi ato vlerësojnë se Kosova ende s’i ka përmbushur kushtet.
“Gjermania ka tentuar në kuadër të grupeve punuese të Këshillit të BE-së të shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave, por kjo tentativë s’ka pasur sukses për shkak që disa vende kanë thënë haptazi që Kosova s’ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave , me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë”, shprehet ai.
Ndryshe sa i përket vitit 2020 në aspektin e agjendës evropiane, Shasha vlerëson se ka qenë një vit i humbur.
Përveç, mos liberalizmit të vizave, ai shprehet se Kosova ka dështuar në plotësimin e përmbushjes së reformave nga MSA dhe agjendës evropiane.
“S’patëm asnjë progres në agjendën integruese, qoftë sa i përket liberalizmit të vizave apo përmbushjes së reformave nga MSA dhe agjendës së evropiane me qëllim të avancimit drejtë marrjes së statusit të vendin kandidatë. S’kishte progres sa i përket konsolidimit të shtetësisë në rrafshin ndërkombëtarë, ku spati asnjë njohje zyrtare”, tha ai.
Marrëveshja në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte më e përfolura gjatë vitit 2020 në arenën ndërkombëtare.
Por, Shasha thotë se kjo marrëveshje kishte një epilog të dështuar për Kosovën. Ai thotë se në këtë takim janë barazuar kërkesat legjitime të Kosovës me ato jo legjitime të Serbisë.
“Marrëveshja e Washingtonit, kishte një epilog të dështuar për shkak të një zanafille të gabuar. Në u nisëm për një marrëveshje për njohje nga Serbia dhe u kthyem me një marrëveshje ku e njohëm minimi schengenin dhe të drejtën e Serbisë për resurset e Kosovës. Në takimin e Washingtonin, janë barazuar kërkesat legjitime të Kosovës me kërkesat jo legjitime të Serbisë”, është shprehur Shash.