Projekt-buxheti 2024, LDK organizon tryezë diskutimi me odat ekonomike, sindikatat e shoqërinë civile

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizojë tryezë diskutimi lidhur me Projekt-buxhetin për vitin 2024.

Sipas deputetit të kësaj partie, Avdullah Hoti, kjo tryezë mbahet nesër në orën 14:00, në Kuvendin e Kosovës dhe të ftuar janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.

Hoti ka thënë se me buxhetin e vitit 2024, “kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi”.

Të ngjashme