Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës në Serbi, Nikolla Sellakoviq, i ka përsëritur akuzat kundër Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar, pasi është marrë në pyetje nga ky institucion.

Ai është i dyshuar në hetimet për falsifikim të dokumenteve, mbi bazën e të cilave Qeveria ia ka hequr ndërtesës së ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave statusin e objektit të mbrojtur.

Në ato hapësira planifikohet të ndërtohen ndërtesa biznesore dhe për banim nga kompania e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

https://www.evropaelire.org/a/projektet-e-dhendrit-te-trumpit-ndezin-polemika-ne-beograd/33614419.html

Të ngjashme