Projekti NLB Korniza e Mbështetjes këtë herë në kërkim të kompanive rajonale që po përmirësojnë shoqërinë tonë

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Sezoni i katërt i projektit NLB Korniza e Mbështetjes fillon sot. Grupi NLB po ofron mundësi për kompanitë rajonale të cilat – si ne – po përdorin idetë e tyre për të krijuar gjurmë më të mira. Projekti, i cili ka përfshirë qindra kompani rajonale në tre sezonet e fundit, këtë herë është në kërkim të kompanive të vogla dhe të mesme nga rajoni ynë, që po trajtojnë çështje urgjente sociale me idetë, risitë dhe operacionet e tyre të biznesit.

Në Grupin NLB, ne besojmë se sfidat kryesore me të cilat po përballemi sot mund të adresohen vetëm së bashku. Secili prej nesh duhet të marrë pjesë dhe të kontribuojë në mënyrë aktive në zgjidhjen e tyre. Por për ta bërë këtë, së pari duhet të krijojmë kushtet sociale në të cilat secili mund të përmbushë potencialin e tij.

Kjo është arsyeja pse NLB Korniza e Mbështetjes këtë vit po kërkon kompani dhe projekte inovative që përmirësojnë dhe pasurojnë shoqërinë tonë dhe trajtojnë sfida të tilla si: përdorimi i tepërt i teknologjive digjitale tek të rinjtë, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut, barazia gjinore, varfëria, si dhe sfidat e paraqitura nga demenca apo sëmundjet e tjera të moshuarve.

NLB Korniza e Mbështetjes është për entuziastët rajonal, vizionarët dhe optimistët e palëkundur që besojnë në rajonin tonë, në njerëzit dhe në një cilësi më të mirë të jetës.

“Zhvillimi i qëndrueshëm ka pasur një rëndësi të veçantë për Grupin NLB vitet e fundit. Ne po përpiqemi ta integrojmë atë në mënyrë kuptimplote në aktivitetet dhe programet tona – në operacionet tona të përditshme, në zgjidhjet që hartojmë për klientët tanë, në kujdesin që japim për punonjësit tanë dhe në vendimet tona të biznesit. Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë dhe duam të japim shembull, kjo është arsyeja pse ne po hapim dhe promovojmë çështje të qëndrueshmërisë në rajon me projekte të tilla si NLB Korniza e Mbështetjes,” theksoi Blaž Brodnjak, CEO në NLB, në fillimin e sezonit të katërt të projektit. “Pasi kemi trajtuar çështjet mjedisore intensivisht në vitet e fundit, çështjet sociale kanë qenë një sfidë në rritje, dhe kjo është arsyeja pse ato meritojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje. Idetë dhe projektet me të cilat jemi njohur deri më tani përmes Kornizës së Mbështetjes gjithmonë na kanë bërë përshtypje. Është vërtetë e mahnitshme se sa shumë potencial dhe energji fshihet në rajonin tonë, të cilin ne po e kthejmë gjithashtu në një shtëpi plot me mundësi përmes projekteve të tilla“, shtoi ai.

Aplikimi është i hapur deri më 10 Mars

Kompanitë me projekte të suksesshme, si dhe ato kompani që janë ende duke zhvilluar idetë e tyre inovative në fushën e biznesit të qëndrueshëm, ftohen të aplikojnë deri më 10 mars 2024. Formulari i aplikimit me udhëzime gjendet këtu: www.nlb-kos.com/korniza

Dhjetë idetë më të mira të biznesit nga secili treg ku operon Grupi NLB, Sllovenia, Kosova, Banja Lluka, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, do të përzgjidhen për raundin final. Finalistët në secilin treg do të përfitojnë kushte preferenciale për financim dhe shërbime tjera bankare. Gjithashtu, për finalistët do të ofrohet edhe mbështetje në komunikim.  

Fituesit e sezonit të katërt të projektit NLB Korniza e Mbështetjes do të shpallen dhe do të prezantohen më 9 maj në Ditën e Investitorëve të Grupit NLB në Lubjanë. Projekti më i mirë do të shpërblehet me një çmim prej 50,000€, projekti në vendin e dytë me 30,000€ dhe projekti në vendin e tretë me 20,000€.

Ju mund të lexoni më shumë për kushtet e përgjithshme këtu.

(Artikull promovues)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme