Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në rrjetin social Facebook ka shkruar për projektin e Bulevardit ”Bill Clinton”.
Ai ka thënë se me ndihmën e konsulentëve do të transformohet Prishtina.
”Edhe një propozim fantastik nga konsulentët që po na ndihmojnë në transformimin e Prishtinës! Ky është projekti për Bulevardin ‘Bill Clinton’ … faleminderit SuperWien”, ka shkruar Zogaj.