“Çdo fëmijë është një artist, por problemi është se si të mbetemi të tillë edhe kur të rritemi”, tha Pablo Picasso. Po çfarë është liria? Çfarë është arti? Çfarë është liria e shprehjes?
Fondacioni i bëri këto pyetje nxënësve të shkollës së Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan,Kosovë-brezit të ri të kësaj toke të vuajtur,e cila po rilind nga pasojat e rënda të së kaluarës.
Liria e shprehjes artistike është e lindur në çdo qenie njerëzore. Pra, përgjigjet më të bukura të pyetjeve që shtruam ne vetë janë imazhet e artistëve të rinj, mënyra e tyre pozitive për të parë botën duke respektuar të tjerët dhe veten e tyre.
Maria Pacolli, Drejtoreshë Artistike e Fondacionit „Ibrahim Kodra“, pohon rëndësinë e të rinjve për të shprehur lirshëm shprehjen e tyre artistike, sepse “një person, duke u rritur, duhet ta shohë botën më të bukur dhe më të lirë, dhe për këtë arsye Fondacioni Zviceran Kodra është i përkushtuar të ndihmojë duke ndërtuar, nga gjeneratat e reja, një shoqëri më njerëzore, ku kultura është e domosdoshme për qytetërimin tonë, ashtu si ëndërroi mjeshtri Kodra, dhe i cili e shprehu këtë koncept në veprën e tij metafizike “Qyteti i ri” “.
Fondacioni mbështet projekte kulturore-arsimore në bashkëpunim me institucione të ndryshme ndërkombëtare. Një nga projektet e fundit “Urbanistika e Re dhe Kultura e Bashkëjetesës në Kosovë” / “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë” u prezantua gjatë Bienalës së Arkitekturës në Venecia në 2018 dhe u ekspozua në Parlamentin Evropian në Strasburg në 2019, dhe pastaj preku vendet e tjera Gjatë këtij Panairi WopArt është ekspozuar punimi “Nënë Tereza e Kalkutës-Little Great Mother” nga Master Kodra. Aty janë prezantuar edhe litografitë e veprave të Ibrahim Kodra “Lugano Fantastica”, një tablo plot ngjyra dhe dritë që na ndriçon të gjithëve, dhe “Città Nuova” në një seri të kufizuar prej 25 kopjesh artistike të realizuara me rastin e WopArt.
Në hapjen e prezantimit të këtij projekti interpretuan Maria Gridneva dhe Vitality Makarenko nga „Open Opera Project“ Ky projekt u mbështetet nga artistë ndërkombëtarë:
• Nxënësit e Shkollës së Artit Pamor „Adem Kastrati”, Gjilan (Kosovë)
❖ Alberto Amadori – arkitekt, piktor dhe skulptor
❖ Alex Doll – piktor ❖ Alfred Basha – ilustrues
❖ Bajram dhe Fahrija Mehmeti – piktorë
❖ Ellen Frank – artist ❖ Engji Jaha – piktor
❖ Francesco Corbetta – fotograf
❖ Giulia Ilina – fotografe dhe gazetare
❖ Grazia Giani – artiste dhe terapiste arti
❖ Irina Markova – piktore
❖ Luca Missoni – fotograf •Studio e Viaceslav Vladimirovitch Shichkov (V.V. Shichkov, Maria Pacolli Shichkova, Natalia Sivacheva, Sofia Shichkova) •Zake Prelvukaj – piktor, kritik arti dhe skenarist
Fondacioni Zviceran Ibrahim Kodra u themelua në Lugano me qëllim të transmetimit të mesazhit të artit të artistit evropian Ibrahim Kodra, si një instrument për paqen dhe kulturën, si një fije e përbashkët që lidh popuj të ndryshëm.
Në bashkëpunim me institucione në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe të tjerë, Fondacioni mbështet dhe zhvillon projekte kulturore, sociale dhe edukative, duke promovuar shkëmbimin kulturor midis Zvicrës dhe vendeve të ndryshme të botës.
Falë bujarisë së donatorëve të saj, Fondacioni mbështet projekte të reja kulturo-arsimore.