Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, raporton Ekonomia Online.
Gjatë diskutimit deputeti i LDK-së Driton Selmanaj tha se fokusi është në parandalim dhe jo në luftim të korrupsionit.
“Krejt fokusi është në parandalimin e korrupsionit dhe jo në luftimin e korrupsionit. Pse po mendoni që duhet mu marr me parandalim dhe jo me luftim të korrupsionit”.
E në kundërpërgjigje, zëvendësministri i Drejtësish, Blerim Sallahu tha se ky projektligj është urë lidhëse për sistemin e drejtësisë.
“Është urë lidhëse në sistemin e drejtësisë, referon raste në prokurori dhe ngrit aktakuzën, e dyta sa i përket kësaj parandalimit nuk është sepse nëse lexohet ligji në tërësi Agjencia e ka detyrë primare me akte nën ligjore nëse ato lënë hapësirë për afera korruptive”.