Projektligji për Haden përplas deputetët

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 12:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me katër vota pro dhe një abstenim ka kaluar Projektligji për banorët e Hades në komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. Por pavarësisht kësaj ballafaqimet dhe mos pajtimet e anëtarëve të komisionit ishin të pranishme.

Kryetarja e këtij komisioni Duda Balje, paraqiti para komisionit kërkesën e banorëve të Hades për fillimin e një projektligji për këta banorë.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, përkrahi iniciativën për fillimin e një projektligji të ri për banorët e Hades, duke thënë se deri në vitin 2019 ky problem do të rregullohet.

“Ata banorë të cilët po jetojnë në ato kushte të mjerueshme çdo ditë po u rrezikohet jeta, nuk mund të jetojnë më ashtu. Jam pro këtij projektligji, i cili besoj që deri në vitin 2019 mund të rregulloj problemet e banorëve të kësaj ane”, ka thënë Salihaj.

Kategorikisht kundër fillimit të këtij projektligji ishte anëtari i komisionit, Shaip Muja, i cili nuk përfaqëson asnjë grup parlamentar. Ai iu drejtua kryetares së komisionit Duda Balje, duke thënë se “duhet të mendosh si deputete dhe jo si OJQ”.

Sipas Mujës Ligji për Obiliqin arrin të rregullojë këtë problem dhe nuk ka nevojë për projektligje të reja.

“Ata banorë kanë nevojë për ndihmë dhe nuk duhet bërë hajgare me ta. Ti nuk e dinë më mirë problemin se unë për Haden. Po e ritheksoj, Ligji për Obiliqin flet edhe për problematikat e Hades, mendoni si deputet”, ka porositur Muja.

Ndaj deputetit Muja replikoi kryetarja e komisionit, Duda Balje, e cila tha se “Në Ligjin për Obiliqin nuk ka Hade”.

“Çështja e Hades është dislokim dhe Ligji për Obiliqin nuk ka të bëjë asgjë me problemin e Hades”, ka thënë Balje.

Deputetët anëtarë të komisionit që vijnë nga partitë opozitare thanë që Qeveria nuk po reagon për banorët e Hades.

Time Kadrija ka thënë se nuk mundemi të bëjmë ligj nëse ai nuk implementohet.

“Qeveria për banorët e Hadës nuk po reagon. Nëse ligji kalon këtu, por në Kuvend nuk do të votohet. Nuk mundemi me bërë ligjin, por ai nuk do të implementohet”, ka thënë Kadrija.

Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën ka thënë se nëse me këtë ligj arrin të zgjidhet problemi i Hadës, atëherë mund të votojnë.

komisioni-per-bujqesi1

Të ngjashme