Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do ta kenë në shqyrtim të parë peticionin e nënshkruar nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin Projektligjin për Trustin, që sipas tij do të ndihmonte qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.
“Projektligji për Trustin kërkesë e qytetarëve që vije si rezultat i krizës dhe mos intervenimin e Qeverisë do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e parë të sesionit pranveror që do të mbahet të enjten”.
“Ne shpresojë që gjithë deputetët të reflektojnë karshi kësaj kërkese e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të vendit dhe shpresojmë që të enjten të kalojë në lexim të parë”, ka thënë ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.