Prokurimi publik është një ndër aktivitetet e qeverisë më të prekshëm nga korrupsioni. Ky konkludim doli nga raporti “S’ka Tatim pa Informim” të publikuar nga Lëvizja Fol, raporton Ekonomia Online.
Jetoj Zulfaj nga Lëvizja Fol, prezantoi të gjeturat e këtij raporti, duke thënë se korniza e tashme ligjore në Kosovë, ofron transparencë të kufizuar mbi shpenzimet publike.
Andaj, kjo pamundëson identifikimin e aferave korruptive.
“Prokurimi publik është një prej aktiviteteve të qeverisë më i prekshëm nga korrupsioni. Për shkak të natyrës së fshehtë është vështirë të matet korrupsioni. Kontratat publike rrinë të fshehura prej publikut. Korniza e tashme ligjore ofron transparencë të kufizuar për shpenzimet publike. Ligji për qasje në dokumente publike ofron transparencë bazuar në rregullin “nëse nuk pyet, nuk është i hapur”. Ligji për shoqëri tregtare ofron transparencë të kufizuar lidhur me pronarët e bizneseve, menaxhmentin dhe përfituesit. Ligji për prokurim publik kufizon qasje në dokumente publike”, tha ai.