Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për aprovimin e shtesave për vitin 2018 për stafin administrativë në Prokurorinë Speciale,raporton EkonomiaOnline.
Mirëpo aprovimin e njëjtë qeveria nuk e ka bëtë edhe për prokurorë dhe gjyqtarë.
Sipas kryeministrit Haradinaj, një vendim i tillë nuk mund të merret derisa të vërtetohet kushtetueshëmria apo jo e vendimin të qeverisë për rritjen e pagave në të cilën përfshihen edhe ato të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Ky vendim nuk mund të realizohet për gjyqtarë dhe prokurorë derisa të merret vendimi nga gjykata kushtetuese për vendimin e qeverisë”, tha Haradinaj.