Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Dardani, që më pas vrau edhe veten, ka pasur probleme të mëhershme mendore, raporton Ekonomia Online.
Ai ka treguar se në momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një fëmijë dy vjeçar i cili ka shpëtuar pa pasojë por vetëm se e ka parë krimin duke ndodhur.
“Vëllai i viktimës femër e vitit 59, në një bisedë jashtë kamerave ka thënë se të dy bashkëshortët kane qenë duke ndjekur procedura për shkurorëzim pasi kanë pasur probleme martesore. Ndërsa djali dhe reja e tij nuk kanë qenë duke jetuar në të njëjtën banës”, ka thënë Beka.
Ai gjithashtu tha se dorasi pas vrasjes së gruas së tij dhe rejës ka telefonuar djalin e tij duke i thënë se i ka vrarë nënën dhe gruan.