Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e tetë (68) aktakuza, kundër tetëdhjetë e gjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar, si dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe ndaj tyre ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, me dyshimin ka kryer veprën penale “Kanosja”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Dhunimi”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhunimi’’. Gjithashtu, janë ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza, kundër tridhjetë e katër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Grabitje’’, “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjithashtu, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘’Grabitje’’. Ndërkaq, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, për veprat penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Ndërkombëtar” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’. Gjithashtu, nga ky Departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Ndërsa, nga Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje”. Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, kurse Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor’’. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Sulmi seksual” dhe ‘’Dhunë në familje’’. Gjithashtu, nga kjo prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzet e dy (22) personave për veprave të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë, një (1) person, me inicialet Q.G., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj personit, me inicialet T.Th., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa tjetra ndaj personit me inicialet A.M., për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Gjithashtu, kjo prokurori, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi me inicialet A.T., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Numri i aktakuzave të ngritura, me theks të veçantë aktakuzat për ‘’Keqpërdorim të detyrës zyrtare’’:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza, kundër tridhjetë e katër (34) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë një (1) person, me inicialet E.T., nën dyshimin se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Grabitje”. Po ashtu, nga ky Departament, janë ndaluar për 48 orë personat dy (2) persona, me inicialet M.Xh., dhe D.K., nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, me inicialet E.T., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Grabitje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Ndërkombëtar” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre.”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një personi, për vepër penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një personi, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Viti, kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza, ndaj katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosja’’ ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’;
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë një (1) për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi me inicialet E.C, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”. Ndërkaq, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, me inicialet N.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulm seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje pylli’’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar dy (2) persona, njëri me inicialet S.SH., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, kurse personi tjetër me incialet O.H., është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar me inicialet S.A., dhe A.E., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzet e dy (22) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale“;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarim i rremë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi“.