Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka organizuar konferencë të jashtëzakonshme lidhur me operacion e koduar me emrin “Pika”, që është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Konferenca do të mbahet nga ora 15:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati tretë, salla e takimeve të KPK-së.