Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit janë ndaluar pesë persona,
si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton Ekonomia Online.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurori kujdestar, ka ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër personave të dyshuar.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit për një person, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.