Prokurori i Shtetit për 24 orë ngrit 74 aktakuza

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të
fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër aktakuza kundër tetëdhjetenjë personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë persona. Po ashtu, janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një person i dyshuar, me banim në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së. Me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet
përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram; Tetëdhjetë qese të vogla; Një qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram; Pesë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë
aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ku me këtë rast gjatë

kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në Prizren, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Një filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram;
Tetëdhjetë qese të vogla; Një qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram;

Pesë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i Rëndë trupor”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka ngritur nëntë aktakuza
kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë personave të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy aktakuza, kundër njëzetedy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëperson i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe ka ngritur trembëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër
persona të dyshuar në katër raste të ndara dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme