Po vazhdon seanca në Speciale ndaj Nasim Haradinajt.
Në një moment të seancës, prokurori e pyeti Nasim Haradinajn se çfarë ndodhë nëse një person në Kosovë akuzohet se ka bashkëpunuar me Serbinë.
Pas kësaj, ndërhyri avokati duke thënë se kjo pyetje është një spekulim, mirëpo që gjyqtari e lejoi procedimin më tutje.
Menjëherë pas lejes së gjyqtarit, Prokurori e pyeti Haradinajn se a vriten ata që akuzohen se kanë bashkëpunuar me Serbinë.
“Kush i akuzon, duhet me kanë një drejtësi. Vetëm nëse ka qenë në luftë, ka mujt edhe mu vra, në front nëse ka qenë. Ai të gjun, ti e gjun, ti s’e din nacionalitetin, po jo tash. Tash janë organet gjyqësore dhe ishalla e kem kalu këtë kohë që njerëzit me ba zgjedhje private. Nuk jemi ne në atë standard tash”, tha Haradinaj.
Tutje, Haradinaj u pyet edhe për një status të Hysni Gucatit në lidhje me ish-këshilltarin e Kurtit, Shkelzen Gashi.
“Shkelzen Gashi ka qenë një këshilltar i Kurtit kryeministër. Ky i ka arsyetu vrasjet e 11 mijë shqiptarëve në Tivar. Ka qenë një person që e ka turbullu opinionin komplet në Kosovë. Nëse ky shpjegim është i vetmi, mirëpo që këtu nuk jam për opinione të tij. Nuk mund të shprehem saktë për opinione të tij. Shkelzen Gashi ka gënjy, dhe u mundu me nxit urrejtje. Ky i ka thënë këto deklarata dhe është liru nga puna. Është kërku me u përjashtu ama e ka liru”, tha Haradinaj.
“Kur e lexoj emrin e çiftit të Shkelzen Gashit, më bën me vjell”, tha Haradinaj tutje.
“Janë shumë intelektualë që kanë qenë me Serbinë dhe na kanë dënu neve. Unë asnjë gjykatës s’e kam pas që ka qenë serb. Të gjithë shqiptarë kanë qenë”, tha tutje Haradinaj.
Haradinaj ka thënë po ashtu se fatkeqësia e krejt gjykimeve ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së është se atyre u janë humbur të paktën shtatë vite jetë.
“Nëse i marrim të gjitha proceset në Kosovë që janë ngritur nga UNMIK, EULEX dhe Tribunali, 80 për qind kanë dalë të pastër. E vetmja fatkeqësi është që u janë humbur shtatë vite jetë atyre. Nëse qisaj ju kanë referu, kanë gabu që kanë shkru 60 e 70, sepse 90 janë”, ka thënë Haradinaj.