Sistemi prokurorial i Kosovës ka mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqit, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku u vlerësua puna dhe profesionalizmi i tij, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm në këtë mbledhje komemorative ishin prokurorë, kolegë e familjarë të Prokurorit Enver Krasniqi.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se vdekja e prokurorit Krasniqi është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për sistemin prokuroial.
“Më lejoni të shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Prokurorit Enver Krasniqi. Ndarja nga jeta e tij është humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin prokurorial dhe drejtësinë në Kosovë”, nga letra e telegram ngushëllimi për prokurorin Krasniqi.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj , tha se Enver Krasniqi i shërbeu më shumë mund prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë.
“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen nga jeta të një prokurori siç ishte Enver Krasniqi. Ishte një figurë që i shërbeu me shumë mund prokurorisë dhe drejtësisë në vend”,tha Isufaj.
Vajza e Prokurorit të ndjerë Krasniqi, Erina Krasniqi gjatë fjalimit falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen.
“Kemi pasur shumë plane dhe ëndrra bashkë, por ndihemi krenarë që jemi rritur prej dy prindërve, dhe një prindi siç ishte ai”, tha vajza Erina.
Prokuori Krasniqi ka vdekur mbrëmë. Ai ishte prokurorë në disa raste të mëdha në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të vjedhjes së 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit.