Nga deklarata e Aleksandar Vuçiqit nuk është e qartë se në çfarë cilësie ka mundur të dëgjohet Milan Radojiçiq para organeve gjyqësore serbe, tha prokurori Goran Iliq.
“Nga deklarata e Vuçiqit nuk është e qartë nëse Milan Radoiçiq do të dëgjohej si qytetar dhe kjo ndodh kur një person ka dijeni për një vepër penale por nuk ka statusin e të dyshuarit. Një mundësi tjetër është që ai të dëgjohet si i dyshuar dhe nëse ka një mbrojtës, atëherë deklarata e tij ka karakter provash dhe në të mund të bazohet aktgjykimi i gjykatës. Nuk e dimë se në çfarë statusi do të thirret dhe do të merret në pyetje në polici dhe në prokurori”, ka thënë prokurori Goran Iliq në N1.
Duke folur për RTS, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Milan Radoiçiq ndodhet në Serbi dhe se do t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente.
Milan Radoiçiq dyshohet nga autoritetet kosovare si një nga organizatorët e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një polic.