Prokuroria: Aksioni në “Avicena” lidhet me lëshimin e certifikatave mjekësore në pika pa licencë

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Prokurorisë Themeloren në Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda, Besnik Jakupi, lidhur me aksionin që po zhvillohet në pikat e laboratorit “Avicena”, tha se dyshojnë që certifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshuar prej pikave që nuk kanë pasur licencë nga ky laborator.

“Po, me urdhëresë të gjykatës është. Unë e kam ba kërkesën, çertifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshu prej pikave që nuk kanë pas licencë”, tha  për “Betimi për Drejtësi” prokurori i rastit- Besnik Jakupi.

Gjithashtu, Jakupi tregoi se rasti ka të bëjë me veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i kundërligjshëm i veprimtarisë farmaceutike” si dhe “Rastet e posaçshme të falsifikimit”

I pyetur se a ka persona të ndaluar, prokurori tha se ende nuk është ndaluar asnjë person.

“Sot jemi duke  e bërë vetëm urdhër-kontrollin. Jemi duke e zbatu, ende nuk kemi ardhur në atë pikë, për momentin jo”, tha Jakupi.

Të ngjashme