Prokuroria deklarohet për rastin e 67-vjeçare që dyshohet se vdiq nga dhuna në familje

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se rasti i vdekjes së 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit është duke u hetuar.

Këtë e bëri të ditur Fitore Mehmeti, zëdhënëse për media në prokurori.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes”.


“Po ashtu, lidhur me rastin prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore”, ka thënë Mehmeti për KlanKosova.

Rastin në fjalë dje e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, duke thënë se mjekët kanë konstatuar se në trupin e viktimës kishte shenja dhune, dhe vdekja është cilësuar se e dyshimtë.

Ndër tjera, është theksuar se viktima më herët kishte dhunë në familje.

Të ngjashme