Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit janar 2019 ka pranuar 10 (dhjetë) raste të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i tre (3), të pandehurve dhe ndaj dy (2) personave është caktuar arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
“Gjithashtu, gjatë muaji janar 2019, janë ngritur 7 ( shtatë) aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së”, thuhet në komunikatë.