Prokuroria e Gjilanit ka marr vendim që të mbyll përkohësisht restorantin ”Garden”, pas rastit të helmimit të rreth 70 personave nga ngrënia e ushqimit gjatë një iftari të së premtes që e lëmë pas.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili ka potencuar se mbyllja e restorantit bëhet deri në përfundimin e fazës finale të hetimeve nga të cilat do të mësohet në detaje se çka shkaktoi helmimin e qytetarëve.
Në mesin e 70 pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë me simptoma helmimi, 28 prej tyre janë hospitalizuar në qendrën emergjente në Gjilan, njofton Klan Kosova.