Prokuroria e Gjilanit po heton zyrtarët e lartë në Viti

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Në Prokurorinë e Gjilanit, Departamenti për Krime të rënda e ka autorizuar Policinë e Kosovës për krime ekonomike dhe korrupsion që të mbledh prova e fakte ndaj zyrtarëve të lartë komunal në Viti.

Deklaratat e opozitës në Viti dhe akuzat e tyre për cilësi të dobët të asfaltit i kanë mjaftuar Prokurorisë së Gjilanit që të fillojë hetimet kundër zyrtarëve të lartë të kësaj komune.

Sipas burimeve tona, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të rënda, veç ka autorizuar Policinë e Kosovës, Sektorin për krime Ekonomike dhe Korrupsion, që të siguroj informata dhe të grumbulloj prova, në drejtim të veprës penale ”shpërdorim të detyrës zyrtare”, kundër zyrtarëve të lart komunal të Vitisë, nën dyshimin se shumë rrugë të punuara në territorin e kësaj komune nuk përmbushin parametrat dhe standardet për ndërtimet rrugore të kësaj natyre.

Të njëjtat burime thanë se në ditët në vijim do të vlerësohet nëse ka pasur keqpërdorime dhe eventualisht mund të priten edhe arrestime për rastet në fjalë, raporton Rajonipress.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme