Prokuroria Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda ka pushuar hetimet ndaj Hatixhe Dakut, Qefsere Sadriut, Vebi Gecit dhe ndaj të pandehurit Ramadan Musliu.
Hetimet juanë pushuar edhe ndaj të dyshuarit Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit thuhet në aktvendimin e Prokurorisë.
Prokuroria e Gjilanit tashmë zyrtarisht ka pushuar hetimet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj Hatixhe Dakut, Qefsere Sadriut, Vebi Gecit dhe ndaj të pandehurit Ramadan Musliu.
Hetimet juanë pushuar edhe ndaj të dyshuarit Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit thuhet në aktvendimin e Prokurorisë.
Në aktvendimin e prokurorisë së Gjilanit të nënshkruar nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se Prokuroria Themelore e Gjilanit më 24.01.2014 i ka proceduar lëndën në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Me datën 18.03.2016 Prokuroria Speciale pas veprimeve të ndërmarra hetimore ka hedhur poshtë pjesërisht kallëzimin penal dhe atë në raport me të dyshuarin Qemajl Mustafa për shkak të veprës penale “ushtrimi i ndikimit”, me konstatimin se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm se i njëjti ta ketë kryer veprën penale.
Prokuroria e Gjilanit pas zhvillimit të hetimeve ndaj të pandehurve Hatixhe Daku, Qefsere Sadriu dhe Vebih Geci dhe Ramadan Musliu ka konstatuar se nuk ekzistojnë elemente të veprave të sipërshënuara apo ndonjë vepre tjetër për çka zyrtarisht ka pushuar hetimet thuhet në aktvendim.