Prokuroria e konfirmon: Dy të arrestuarit në “Pallatin e Rinisë” dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë, në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, raporton Ekonomia Online.

Siç ka thënë zëdhënjësa e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi, në një përgjigje me shkrim për EO, të arrestuarit dyshohen për  kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

 “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike ‘Pallati i Rininsë’. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për  kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, ka thënë Kozmaqi, për EO.

Të ngjashme