Prokuroria e Mitrovicës mirëpret vendimet dënuese me burg efektiv

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka mirëpritur aktgjykimet dënuese me burg efektiv të shpallura nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe dega e saj në Vushtrri.

Sipas vendimeve, në dy raste të ndara penale, gjithsej tre të pandehur janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim efektiv.

Dy nga të pandehurit janë dënuar me nga një vit burg për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” nga neni 315, paragrafi 2, pika 2.7 lidhur me paragrafin 1, pika 1.1, si dhe në lidhje me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa një tjetër i pandehur është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315, paragrafi 1, pika 1.1 lidhur me paragrafin 2, pikat 2.1 dhe 2.7, në lidhje me nenin 31 dhe nenin 77, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 deri 1.5 të KPRK-së.

Prokuroria thekson se këto vendime janë rezultat i punës profesionale dhe angazhimit të prokurorëve kompetentë, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sistemit Prokurorial në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e rendit juridik.

“Sistemi Prokurorial mbetet i përkushtuar në ushtrimin efikas të ndjekjes penale ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, me qëllim të garantimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë për qytetarët,” thuhet në komunikatë.

Të ngjashme