Prokuroria Themelore e Pejës e ka mbyllur një rast të paraqitur nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili u ankua se kundërshtari i tij politik, Elbert Krasniqi i cili e drejton Nismën e Re Demokratike të Kosovës, kishte “ndikuar drejtpërdrejt në vullnetin e qytetarëve” në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 6 qershor.
Sipas Prokurorisë, pretendimet e Berishës bien pasi “në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer vepër penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’ nga neni 210 të KPRK-së apo të ndonjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”.
“Nga analizimi i këtyre shkresave të lëndës, prokurori i shtetit konsideron se në rastin bazë të cilave kjo prokurori do të vinte në përfundim se në veprimet e personit Elbert Krasniqi, konkret nuk kemi gjete asnjë provë, direkte apo indirekte, materiale apo personale, në janë realizuar elementet e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPRK-së, pra nuk është vërtetuar se i njëjti ka keqpërdor varësinë ekonomike dhe profesionale të votuesit në mënyrë që të ndikoj ose detyroj votuesin në rastin konkret Benis Zeqiri dhe Rrahman Metaj që të votojë në mënyrë të caktuar për partinë IRDK dhe kandidatin Avdyl Berisha, apo të ndonjë vepër tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet ndër tjerash në vendimin për mbylljen e këtij rasti.