Prokuroria e Pejës për tre muaj ngriti 580 aktakuza kundër 658 personave

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

 Prokuroria Themelore në Pejë, njoftoi se për periudhën tremujore: janar – shkurt- mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.

“Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza, ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin  e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Të ngjashme