Prokuroria e Shtetit dhe Policia Ushtarake e FSK-së pritet të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Besnik Selimi dhe zyrtaren ligjore nga Shtabi i Përgjithshëm, Albana Çeku.

Sipas njoftimit për media thuhet se në takim u diskutua mbi autorizimet dhe mandatin që Policia Ushtarake e ka të përcaktuar me ligj në hetimin e veprave penale, të cilat kryhen nga pjesëtarët e FSK-së, bashkëpunimin profesional dhe ligjor ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe hetuesve të Policisë Ushtarake në fazat e procedurës penale, si dhe ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë në çështjet që bien në kompetencë të institucioneve respektive.

“Kelmendi dhe Selimi diskutuan edhe për nevojën e mbajtjes së trajnimeve të përbashkëta dhe nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet të dyja institucioneve” thuhet mes tjerash në njoftim.

Të ngjashme