Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 (tetë) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur 3 (tri) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 (tre) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 (dy) persona, për 48 orë dhe ka paraqitur 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 1 (një) personi, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 6 (gjashtë) persona, ku nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar 1 (një) person, tek i cili janë gjetur narkotikë, ndërsa Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar 5 (pesë) persona, për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhunë në familje’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 1 (një) personi, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 1 (një) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 2 (dy) persona, të dyshuarit R.B. dhe P.G., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 1 (një) personi – të dyshuarit R.B., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 6 (gjashtë) persona.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 1 (person), nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ndërsa Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar 4 (katër) persona, të përfshirë në rrahje, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm, 1 (një) person është ndaluar në Pejë, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 1 (një) personi, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 1 (një) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.