Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur ditë më parë se sistemi prokurorial është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.
Pula ka thënë se janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor.
“Kemi caktuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial që do të jenë gardian të mbrojtjes së votës ditën e zgjedhjeve. Policia edhe prokurori i shtetit kanë finalizuar edhe dokumentin strategjik për angazhim dhe veprim të përbashkët në këtë proces”, kishte njoftuar Pula.
Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.