Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria e Shtetit, ka ndaluar 14 persona, si dhe ka bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Ky është njoftimi i PSH-së:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se është sekuestruar një veturë furgon i përdorur gjatë kryerjes se veprës penale “Vjedhje pyllit”. Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuter, printer, tiketa të shtypura, një DVR, disa TV dhe të tjera janë sekuestruar për shkak të veprës penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka kryer një sekuestrim.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.