Prokuroria e Shtetit, përmes raportit 24 orësh bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka ndaluar 20 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për paraburgim.
Në këtë raport hyjnë edhe rastet e keqpërdorimit të votave.
Ky është raporti komplet i Prokurorit të Shtetit:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të:
Një pistoletë pa fishekë
Një armë artizanale
30 fishekë të panjohur
Një afishe me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin “ Kujdes, votimi për ligjet e nxjerra është SHIRK “ dhe
Kopje të librave me mbishkrimin “ DAS BUCH” dhe “ DES JIHADS”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”, nga neni 213. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se është përfshirë në vepër penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.Gjithashtu me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar: Një pistoletë, një armë artizanale, 30 fishekë, një afishe dhe kopje të disa librave me mbishkrime.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve“, tre (3) persona për shkak të veprave penale “Pengimi i procesit të votimit“, dhe ka ndaluar një (1) person për shkak të kryerjes së veprës penale “Falsifikimi“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimetkërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | / | 4 | 2 – 2 | / | / |
Prizren | / | / | 1 – 1 | / | / |
Pejë | / | 2 | / | / | / |
Gjilan | / | 1 | / | / | / |
Gjakovë | / | 4 | / | / | 1 |
Mitrovicë | / | 7 | / | / | / |
Ferizaj | / | 2 | / | / | / |
Totali | / | 20 | 3 – 3 | / | 1 |
////////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “
Lëndim trupor”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.
Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”, nga neni 213. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, ka kryer veprën penale ‘’Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar.Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar dy (2) persona. Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar”, dhe “ Armëmbajtje pa leje”, gjithashtu një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Grabitja”. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona. Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “ Cenimi i fshehtësisë së votës” dhe “ Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, gjithashtu një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.
Sekuestrimet e përkohshme:
o Një pistoletë pa fishekë
o Një armë artizanale
o 30 fishekë të panjohur
o Një afishe me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin “ Kujdes, votimi për ligjet e nxjerra është SHIRK “
o Kopje të librave me mbishkrimin “ DAS BUCH” dhe “ DES JIHADS”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve“, dhe tre (3) persona për shkak të veprave penale “Pengimi i procesit të votimit“.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të kryerjes së veprës penale “Falsifikimi“.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”sipas KPRK-së.