Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për urdhër arrest të një (1) personi për veprën penale nga neni 283, si dhe, një (1) kërkesë për letër rreshtim kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 283.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për bastisje, njëra në rajonin e Prishtinës dhe tjetra në atë të Pejës, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim në rajone të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se i pandehuri O.K., është përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së.
Me këtë rast janë sekuestruar:
– Një pistoletë me gaz Zoraki M-906 kal. 9 mm, me numër serik 001555;
– Një karikator i pistoletës, si dhe
– Disa gëzhoja të fishekut të pistoletës me gaz.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjet i tipit “Mercedess” dhe çelësat e veturës, 12 trungje të bredhit me diametër prej 25 cm³-40 cm³, në Deçan. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin edhe të një automjeti të tipit NISSAN (xhip), dhe 12 trungje bredhi me dimensione të ndryshme, si dhe, një automjet Opel Combo dhe çelësat e veturës, dhe trungje ahu me dimensione të ndryshme, një shtëpizë kompjuteri, pesë tiketa të basteve sportive.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për urdhër arrest të një (1) personi për veprën penale nga neni 283, si dhe, një (1) kërkesë për letër rreshtim kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 283.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje në komunën e Prishtinës.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar katër (4) persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitje”.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) person nga prokurorët kujdestar të departamenteve përkatëse. Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ndaluar një i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi i ngelur në tentativë”, me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Në Departamentin e Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka ndaluar një të dyshuar për veprën penale “ Dhunë në familje” dhe i njëjti me aktvendim t; prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tetë (8) aktakuza , kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një bastisje në qytetin e Pejës, kundër lojërave të fatit, si dhe, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjet i tipit “Mercedess” dhe çelësat e veturës, 12 trungje të bredhit me diametër prej 25 cm³-40 cm³, në Deçan. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin edhe të një automjeti të tipit NISSAN (xhip), dhe 12 trungje bredhi me dimensione të ndryshme, si dhe, një automjet Opel Combo dhe çelësat e veturës, dhe trungje ahu me dimensione të ndryshme, një shtëpizë kompjuteri, pesë tiketa të basteve sportive.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, në
kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Dhunë në familje’’, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Grabitje’’, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve e fundit ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, e njëjta prokurori ka bërë një kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit, kundër një personi, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale” tentim dhunimi”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të ndryshëm për veprën penale “Shitblerja e narkotikëve”, si dhe, ka sekuestruar tre (3) telefona, para të gatshme dhe një sasi narkotikëve.
Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, bërë një kërkesë për caktim paraburgimit për veprën penale “Sulmi” dhe “Dhunë Familje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për urdhër arrest të një (1) personi për veprën penale nga neni 283, si dhe, një (1) kërkesë për letër rreshtim kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 283.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar personat me inicialet A.D., dhe F.N., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, H.K., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie ka ndaluar personat me inicialet E.K., Z.K., dhe B.P., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Bastisje:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje në komunën e Prishtinës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”
1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhja”
2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar personi me inicialet R.A., si dhe tre të mitur me inicialet D.B., A.T., dhe S.H. Personat e lartcekur janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 317 paragrafi 3.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale: “Vjedhje e rëndë”, “Vjedhje”, “Lëndim i lehtë trupor” si dhe për veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së.
Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 179 , “Vrasje në tentativë” neni 178 si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të KPRK-së.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se i pandehuri O.K., është përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së.
Me këtë rast janë sekuestruar:
– Një pistoletë me gaz Zoraki M-906 kal. 9 mm, me numër serik 001555;
– Një karikator i pistoletës, si dhe
– Disa gëzhoja të fishekut të pistoletës me gaz.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy person nga prokurorët kujdestar të departamenteve përkatëse. Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ndaluar një i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi i ngelur në tentativë”, me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Në Departamentin e Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka ndaluar një të dyshuar për veprën penale “ Dhunë në familje” dhe i njëjti me aktvendim t; prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Bastisjet:
Një bastisje është bërë në qytetin e Pejës kundër lojërave të fatit.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjet i tipit “Mercedess” dhe çelësat e veturës, 12 trungje të bredhit me diametër prej 25 cm³-40 cm³, në Deçan. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin edhe të një automjeti të tipit NISSAN (xhip), dhe 12 trungje bredhi me dimensione të ndryshme, si dhe, një automjet Opel Combo dhe çelësat e veturës, dhe trungje ahu me dimensione të ndryshme, një shtëpizë kompjuteri, pesë tiketa të basteve sportive.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri aktakuza për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”
Një Aktakuzë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një aktakuzë për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Dy aktakuza për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një aktakuzë për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Nga Departamenti për Krime të Rënda është ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Grabitje’’, ndërsa Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, njërin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’, i cili nën ndikim të alkoolit dyshohet se e ka kanosur bashkëshorten e tij në prezencë të zyrtarëve policor, ndërsa tjetrin për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale: ‘’Legalizim i përmbajtjes së rreme’’, ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe ‘’Dhunë në familje’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për paraburgim kundër F.K., për veprën penale “ tentim dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzë kundër një personi për veprën penale “falsifikim i dokumentit”
Aktakuzë kundër një personi për dy vepra penale “Vjedhje e rendë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”
Aktakuzë kundër një personi për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”
Aktakuzë kundër një personi, për shkak të veprave penale, “Dhuna në familje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të ndryshëm për veprën penale “Shitblerja e narkotikëve”, si dhe, ka sekuestruar tre (3) telefona, para të gatshme dhe një sasi narkotikëve.
Aktakuzat:
1 aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
4 aktakuza kundër 4 personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Është bërë një kërkesë për caktim paraburgimit për veprën penale “Sulmi” dhe “Dhunë Familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.
Një aktakuzë me një person me nenin 349/1 KPRK
Një aktakuzë me dy persona me nenin 321/1 KPRK
Një aktakuzë me një person me nenin 320/1 KPRK
Një aktakuzë me një person me nenin 320/1 KPRK
Një aktakuzë me një person me nenin 314/1 KPRK
Një aktakuzë me një person me nenin 314/1 KPRK
Një aktakuzë me një person me nenin 349/1 KPRK
Një aktakuzë me dy persona me nenin 188/1 KPRK
Një aktakuzë me katër persona me nenin 335/2 KPRK
Një aktakuzë me një persona me nenin 365/6 KPRK
Një aktakuzë me një persona me nenin 314/1 KPRK
Një aktakuzë me një persona me nenin 181/1 KPRK
Një aktakuzë me një persona me nenin 325/1 KPRK
Një aktakuzë me dy persona me nenin 188/2 KPRK
Një aktakuzë me një persona me nenin 314/1 KPRK
Një aktakuzë me një persona me nenin 314/1 KPRK