Dardan Molliqaj, Haki Abazi e Rexhep Hoti janë duke u intervistuar nga Prokuroria në Prishtinë.
Intervistimi i tyre ka të bëj me përleshjen e mbrëmshme pas një debati televiziv, shkruan lajmi.net.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, teksa kanë bërë të ditur se intervistimi i personave në fjalë vije pas deklaratave të mbrëmshme të Haki Abazit se është sulmuar fizikisht nga Molliqaj, shkruan lajmi.net.
E Abazi për lajmi.net tha mbrëmë se është sulmuar nga vet Molliqaj dhe nga një person që po e shoqëronte atë.
Sipas tij, njerëzit nuk e kanë parë atë se çfarë ka ndodhur.