Prokuroria jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Pejë

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Qarshia e gjatë” në Pejë.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se po hetohen rrethanat e vdekjes së viktimës.

Pos tjerash, ai tha se janë siguruar edhe video-incizime nga vendi i ngjarjes.

“Jemi në fazën hetimore duke verifikuar rrethanat për shkaqet e vdekjes së viktimës i cili u gjet pa shenja jete në një kanal të ujit që përçon Qarshinë e Gjatë. Në vendin e ngjarjes ka dalë kryeprokurori dhe prokurorja e krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitë relevante dhe me urdhër të prokurorit të shtetit do të bëhet obdukimi i trupit të pajetë. Janë siguruar video-incizimet e vendit të ngjarjes dhe nga to pritet që të zbardhen rrethanat e vdekjes”, tha Nikçi.

Të ngjashme