Prokuroria jep detaje për vdekjen e gjashtëvjeçarit nga Berliqi i Deçanit

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Një gjashtëvjeçar nga Berliqi i Deçanit ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e plagëve të marra, që dyshohen të jenë shkaktuar nga arma.

Shkodran Nikqi, zyrtari për informim në Zyrën e Mediave në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se për këtë rast në vendin e ngjarjes ka dalë Prokuroria me njësitet relevante policore.

“Për rastin në fjalë prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmijës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”.

Nikqi tha se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së fëmijës.

“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekur fëmija, jemi në pritje të raportit të autopsisë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme