Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë rreth arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.
Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës.
Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”, thuhet në njoftim.
https://ekonomiaonline.com/perparim-rama-per-arrestimin-e-zyrtareve-komunal-askush-mbi-ligjin/