Prokuroria jep detaje: Sekuestrohen rreth 100 objekte të ndërtuara në Brezovicë

Prishtinë | 11 Tet 2022 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës.

Sipas Prokurorisë, këto raporte vlerësohet se objektet janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme