Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin, i njohur si “Burdushi”. Ai po dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe veprën penale të shantazhit.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, thënë se do të bëjnë kërkesë për paraburgim.
“Rasti në fjalë është vazhdimësi e rastit të mëhershëm. Prokurori ka lëshuar vendim për ndalimin e të pandehurit H.P., dhe pritet që gjatë ditës në Gjykatë të dorëzohet aktvendimi për zgjerim të hetimit, si dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Mehmeti.
Hysri Peqani, i njohur në popull si Burdushi, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pas bastisjes në ordinancën ku ai zhvillon veprimtarinë si “mjek popullor”.