Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që përvetësoi rreth 500 mijë euro

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që përvetësoi rreth 500 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.R. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’’. Sipas Prokurorisë, i njëjti ka keqpërdorur mjetet financiare të […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.R. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’’.

Sipas Prokurorisë, i njëjti ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë prej rreth 500.000 euro.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur pasi Prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale për caktimin e kësaj mase, me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit në procedurë penale, zhvillimit të papenguar të hetimeve, si dhe parandalimit të rrethanave që mund të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaron se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.

Të ngjashme