Prokuroria konfirmon se po e hetohet rasti i gruas që i vdiq foshnja në bark në QKUK

Prishtinë | 21 Maj 2023 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Një foshnjë ka vdekur në barkun e nënës së saj të shtunën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Prokuroria Themelore në Prishtinë për Klankosova.tv ka konfirmuar se kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu, kanë bërë të ditur se është urdhëruar edhe që t’i bëhet autopsia e trupit të foshnjës, pas procedurave mjekësorë.

“Prokuroria e Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti. Poashtu, është urdhëruar t’i bëhet autopsia trupit të foshnjës pas procedurave mjekësore”, thuhet tutje në konfirmim.

Të ngjashme