Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër tetëdhjeteshtatë (87) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetedy (22) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, me ç’rast ka sekuestruar:
1. Një
veturë e llojit TOYOTA
2. Çelsat e veturës
3. Masë drusore e llojit brehu me dimensione të ndryshme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë gjatë luftës në Kosovë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar.
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh në dy raste të ndara si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave. Po ashtu, është bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.