Prokuroria në Durrës: Ndërtesat e shembura kishin beton të cilësisë tejet të dobët

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Durrësit ka konstatuar shkelje të mëdha të rregullave të sigurisë teknike në ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në këtë komunë.

Siç raporton “A2”, Prokuroria ka marrë dokumentin në të cilin është thënë se analizat laboratorike, pas marrjes së mostrave të hekurit dhe betonit, kanë treguar se betoni i përdorur nga ndërtuesit ka qenë disa herë më i dobët se cilësia e duhur lidhur me rezistencën.

Probleme janë konstatuar edhe me kolonat mbajtëse të ndërtesave, të cilat janë konstatuar se nuk kanë pasur dimensionet dhe sasinë e duhur të hekurit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tyre nga lëkundjet e tërmetit.

Tani pritet që të zgjerohen hetimet dhe priten disa arrestime, sipas raportimit.

Gjithashtu, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar studimet e Institutit të Gjeoshkencave për zonën e Durrësit për zonat që janë përcaktuar si me lëkundje dhe sa është zbatuar ky studimin në lejet e ndërtimit që është dhënë për pallatet e dëmtuara. Por sipas raportimit, shumica e ndërtimeve që kanë pësuar dëmtime janë të vjetra dhe të amortizuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme